
Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor, e cilëson demokrati Ervin Salianji, vendimin e Gjykatës së Hagës për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të marrë pjesë të ceremoninë mortore të të atit.
“Është brutale, arbitrate e shkelje në liri e të drejtave te njeriut“, shkruan Salianji në një reagim nga qelia.
“Prej çlirimit të Kosovës shumë përpjekje janë bërë për të goditur lavdinë e UÇK-së. E gjitha ka qenë e kotë. Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qenë e drejtë. Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kreditë e lavdi luftëtarëve. Arrestimi i drejtuesve të UÇK është një ndër aktet që kosovarët ia njohin vulën që do të njollosë luftën e tyre për liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, që i refuzohet e drejta për të marre pjesë në ceremoninë e varrimit të babës është brutale arbitrate e shkelje në liri e të drejtave të njeriut.Është sa injorim i ligjit ndërkombëtar, dhe shkelje e kodit zakonor.
Haxhi Thaçi, pas një sëmundjeje vdiq më 17 mars e do ta varroset në Burojë këtë të martë në orën 15:00.
Top Channel