Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi thirret në SPAK: Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme

18/03/2025 13:26

Alban Dokushi sekretari i Përgjithshëm i bashkisë së Tiranës thirret në SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Ai është thirrur për t’u pyetur për çështjen Veliaj.

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ai deklaroi për gazetarët se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”.

Kujtojmë se më 13 mars Apeli i Posaçëm e la në burg kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, I cili u arrestua nw 10 shkurt sipas SPAK dyshohet se kreu korrupsion në nëntë raste dhe pastroi para, ndërsa investigimi penal nisi nga një informacion përmes postës prej shtetasit të vetidentifikuar si Nesti Angoni, të dhëna që u protokolluan korrikun e 2023.

Disa muaj më vonë SPAK u vu në lëvizje duke kërkuar si fillim deklaratat e pasurisë dhe që më tepër se një vit më vonë nga informimi prej Angonit, në vjeshtën e 2024 pyeti një sërë dëshmitarësh mes tyre edhe Ina Goxhaj e cila dyshohet se u intimidua në zyrat  e avokatit të popullit, nga deputetja socialiste Klotida Bushka, edhe ajo nën hetim në një procedim të veçuar dhe në zhvillim e sipër.

Erjon Veliaj ka hedhur akuza vazhdimisht ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të SPAK se është arrestuar dhe po mbahet në burg pa të drejtë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta