“Si mund t’u thotë një forcë politike fëmijëve mos shkoni në shkollë?!”, Rama për protestën e opozitës: Mbyllja e TikTok do të jetë…

17/03/2025 14:54

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Lushnja protestën e organizuar nga opozita për mbylljen e TikTok.

Ai e konsideron të pakonceptueshme thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për të rinjtë që të ishin pjesë e protestës për rikthimin e platformës.

Kryeministri tha se mbyllja e platformës plotësisht do të ndodhë në një periudhë prej 10-15 ditësh.

Rama: Nuk vjen njeri të thotë do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK, si mund të thotë një forcë politike kalamajve që hajdeni në protestë.

Futja në BE ndryshon gjithçka ndryshon raportin tonë me historinë. Është e pakonceptueshme që një forcë politike t’u thotë fëmijëve mos shkoni në shkollë se do çlirojmë TikTok-un. Ne i kemi bërë vend vetes dhe s’duhet të kapim trenin për 11 maj.

S’hyjmë dot ne me grupime që s’dimë ku i kanë këmbët, me një pazar oriental qylymash, s’mund ta bëjmë këtë gabim në 11 maj. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash, në një periudhë 10-15 ditë do të jetë black out.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta