
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është garanci për drejtësinë në vendin tonë, u shpreh kryeministri Edi Rama nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier.
Me anëtarësimin, i dorëzon BE-së një pjesë të sovranitetit, ashtu sikurse ndodh në një martesë, tha Rama.
“Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne, por ja ku keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne, do shkrijmë SPAK-un, do i marrim shpatën. Ndërkohë, që BE nuk të le ta prekësh atë shpatë. Sepse me anëtarësimin në BE, dorëzon një pjesë të sovranitetit. Njësoj sikurse ndodh kur martohesh. Kush është i martuar këtu, e di. Unë jam martuar më shumë se njëherë, e di më mirë se ju.
Janë dhe standardet e jetës. Kur hyn në Bashkimin Europian, hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve. Ne në gati 10 vjet, kemi marrë 1 miliard e ca mbështetje. Në BE, 1 miliard euro do marrim çdo vit”.
Top Channel