Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në zonën e Astirit, dyshimet e para
Gjykata e Posaçme la nën masën arrest në burg Kristi Bixhekun.
Vendimi siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha u shpall nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani në një seancë me dyer të mbyllura qe njihet ndryshe edhe si seanca e marrjes në pyetje e të hetuarit i cili u ekstradua nga Holanda pak orë më parë.
Bixheku njihet si një nga anëtarët e grupit të Leart Haxhisë për dyshimet se në bashkëpunim me Tafanin dhe dy të tjerë vendosën lëndë plasëse në banesën e shtetasit B.T. në qytetin e Lushnjës.
Akuzat që rëndojnë ndaj 30 vjeçarit janë shkatërrim prone me eksploziv, sigurim i kushteve për të vrarë dhe grup kriminal.
Top Channel