
Institucionet zyrtare kanë konfirmuar se 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri katastrofik që mbrëmë përfshiu diskotekën Pulse në Koçan.
Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë, sipas medias vendase.
Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 9 të mëngjesit, në të cilën priten më shumë detaje për tragjedinë.
Gjithashtu katër persona janë në kërkim me urdhër arresti, lidhur me sulmin në diskotekën Pulse ku humbën jetën 59 persona.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se është duke u analizuar gjithçka, përfshirë dokumentacionin ndërtimor dhe teknik, parakushtet për vënien në funksion të një objekti të tillë, licencat, veprimet e ndërmarra gjatë ngjarjes dhe sigurinë.
“Janë zhvilluar biseda me mbi dhjetë persona të shtruar në spitalet e Shkupit. Një intervistë u zhvillua edhe me një nga anëtarët e grupit DNA. Për 4 persona është lëshuar një urdhër arresti. “Në këtë moment është duke ndërmarrë veprime edhe Ministria e Ekonomisë, ku po sigurohet dokumentacioni lidhur me diskotekën në fjalë si dhe personat e lidhur me të”, tha Toshkovski.
Top Channel