
Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës uron Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Kishës Ortodokse Shqiptare Jaon Pelushi.
Patriarku Ekumenik uron Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Kishës Ortodokse Shqiptare Jaon Pelushi.
Ne urimin e tij, Patriaku Ekumenik shpreh urimet duke thënë “Përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror”.
Reagimi i plotë:
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan
Në Tiranë.
Fortlumturi vëlla i shenjtë,
Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!
Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës
Fanar, 16 Mars 2025
Top Channel