
At Spiro Katundi i njohur jo vetëm për shërbesat e tij fetare por edhe dashurinë për muzikën ka festuar përvjetorin e tij të 70-të me një koncert festiv, në teatrin Andon Zako Çajupi.
I quajtur “Koncert me dashurinë tuaj”, aktiviteti ka bërë bashkë artistë me të cilët ai ka ndarë skenën gjatë karrierës së tij muzikore.
Repertori përfshinte muzikë të lehtë, këngë të njohura shqiptare, si dhe disa krijime të huaja. Në skenë, krahas tij, performuan edhe artistë të njohur si Bashkim Alibali, Myfarete Laze dhe Liljana Kondakçi.
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare Myfarete Laze duke kujtuar momentet e paharrueshme që kanë kaluar së bashku në skenë me Spiro Katundin ka vlerësuar publikun korçar.
Ky koncert solli emocione të papërshkruara për publikun duke rikthyer në skenë së bashku këngëtarë të dashur të skenës shqiptare.
Top Channel