
Qëndistaret e fundit të Gjirokastrës, tradita e vjetër e qytetit trashëgohet nga vetëm 10 gra që dinë teknikën e rrallë
07/05 13:05
Festimet e Ditës së Verës Elbasani i nisi duke prezantuar traditën e bukur shqiptare dhe do ti përfundojë po me to.
Të ndihmuar tashmë edhe nga grupet folklorike të pothuaj të gjithë qyteteve të Shqipërisë, kjo paradë e mrekullueshme nën emrin Defile, ka parakaluar në Bulevardin “Aqif Pasha”, një event i kthyer tashmë në traditë.
Grupet popullore kanë ekspozuar, jo vetëm ngjyrat e mrekullueshme të kostumeve popullore të krahinave të tyre, por edhe vallet tradicionale të secilës zonë.
Grupet folklorike nga çdo zonë e Shqipërisë kanë zgjedhur të prezantohen pikërisht me fëmijët për të përcjellë mesazhin se sa e rëndësishme është që tradita të përçohet brez pas brezi.
Top Channel