‘Më mori im shoq në telefon më pyeti ‘ti je?’/ Kandidatja e Fierit tregon si e mori vesh që ishte pjesë e listës së PS

15/03/2025 13:55

Kryeministri Edi Rama po vijon ‘maratonën’ me prezantimin e kandidatëve të 11 majit për deputet në podkastin “Flasim”.

Mes të ftuarve ishte Ana Nako, kandidatja e Partisë Socialiste për Fierin, e cila tha se lajmin që do ishte pjesë e listës e ka marrë vesh nga televizori.

Ajo tregoi se e ka telefonuar bashkëshorti i habitur duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën rozë të Fierit.

Rama: Sinqerisht e prisje që do ishe në listën e Qarkut të Fierit?

Ana Nako: Në fakt nuk e prisja në të hapur, jo më të prisja në listën e mbyllur. Isha skeptike dhe nuk e prisja fare. E kam dëgjuar nga televizori, sa që im shoq është oficer dhe atë natë ishte me shërbim dhe më merr në telefon dhe më thotë: ‘Ana për ty bëhet fjalë’. I thashë ‘meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, kjo unë jam, unë duhet të jem.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta