Fshatrat vetëm me pleq, në Çërrag të Belshit të gjithë të rinjtë kanë emigruar

15/03/2025 12:17

Fshati Çërrag në bashkinë e Belshit ka një numër të lartë të të rinjve që kanë zgjedhur të emigrojnë. Për shkak të lëvizjes së madhe të popullsisë atje, në këtë fshat kanë mbetur më shumë banorë të moshës së tretë.

Ata thonë se kryejnë punët e bujqësisë dhe kryesisht merren me kultivimin e ullinjve. Të ardhurat ekonomike shtesë sigurohen nga familjarët në emigrim, duke u përdorur për nevoja të ndryshme.

Nga një vështrim i bëre në rrugët e fshatit duket qartë zbrazëtia, ku ata pak persona që shikon janë vetëm të moshuarit që marrin rreze dielli.

Lëvizja masive e të rinjve ka nisur pas viteve 2000, thonë banorët, por shtojnë se edhe numri i lindjeve është ulur në fshat e për rrjedhojë edhe numri i fëmijëve në shkolla.

Dikur në vitin 1994 në shkollën e fshatit kishte 160 nxënës, ndërsa sot nuk shkon më shumë se 12 nxënës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta