Operacionalja pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vendore të Lezhës ka qenë duke kryer një operacion mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 4 në Kurbin, ku ka qenë në kërkim të një personi, i cili që prej vitit 2023 ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim prone.

Bëhet fjalë për Klaudio Burakun, 28 vjeç, i cili gjatë momentit që ka parë forcat e policisë, është munduar të largohet dhe më pas është përplasur me makinën e policisë.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, raporton gazetarja Brixhilda Deda, në zonë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë, ka mbetur i plagosur 26-vjeçari M. D.. Ai u qëllua me armë zjarri nga Gjin Buraku, që është xhaxhai i Klaudio Burakut.

68-vjeçari Gjin Buraku u ndalua nga efektivët, ndërsa M. D. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta