Aksident i rëndë në Maliq/ Motori përplas këmbësorin, ndërron jetë
12/03/2025 19:25
Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit.
Një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi:
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S.
Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Top Channel