U tërhoq nga gara në 11 maj, Petro Koçi: Kur u vendos ministri në Kombinat, duhej përcaktuar edhe roli im

11/03/2025 13:45

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e garës së 11 majit, duke tentuar të marrë një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.

I ftuar në “Shqipëria Live” ai tha se vendimi i tij nuk ishte për çështje inati, por se sipas tij do duhej që roli i tij të ishte përcaktuar më mirë dhe të kishte një zonë të caktuar.

Ai tha me batutë se “nuk është shoqërues missi”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që të jetë pas Blendi Gonxhe në zonën e Kombinatit, ose të ishte përcaktuar më qartë roli që do të kishte për grumbullimin e votave për PS.

“Unë nuk e di se e kujt është përgjegjësia që jam spostuar, besoj është te drejtuesit politik të të gjithë qarkut të Tiranës, se do duhej të ishte përcaktuar më mirë roli im.

Nuk jam shoqërues missi unë, por nëse partia më thotë bëje, unë e bëj shumë mirë, por duhet një përcaktim më i qartë. Kjo nuk mund të bëhet tani, do një lidhje më tradicionale me zonën nga ku ti nis fushatën. Mendoj se veprimi im është shumë i arsyeshëm dhe nuk është as inaçor. Kur u caktua ministri, kuptohet se mori rolin kryesor dhe duhej të ishte përcaktuar më mirë roli im”, tha ai.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta