“Në mandatin e katërt transformojmë shëndetësinë”, Rama ironizon opozitën: Çfarë ka madhështore PD? Mustaqet e Gjuzit!?

11/03/2025 09:25

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin ‘online’ në rrjetet sociale edhe këtë të martë.

Kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ku tha se ‘të gjithë bashkë duhet t’u japim fëmijëve tanë pasaportën e Bashkimit Evropian”.

Rama gjithashtu vlerësoi përmirësimet në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, teksa përmendi ndërtimin e spitaleve të reja dhe rindërtimin e 43 spitaleve të tjera, të cilat tani janë të pajisura me aparatura moderne.

Nuk është çështje e PS apo PD, PD .. pastaj. Është çështje e Evropës ose Kujtim Gjuzit. Edhe unë Kujtimin e njoh, se rri, e rri dhe them ça ka madhështore, madhështore janë vëtë mustaqet e tij. Përtej shakasë, bëhet fjalë për diçka serioze, për të futur Shqipërinë në BE. Të gjithë bashkë, për t’i dhënë fëmijëve tanë pasaportën BE, të drejtën e qëndrimit, ku ti teket shqiptarit dhe të gjithë të drejtat që burojnë nga të qenit qytetarë të atij komuniteti.

Sot shëndetësia është shumë më mirë nga se ka qenë. Kemi ndërtuar spitale të reja, 43 i kemi rrëzuar në tokë dhe rindërtuar dhe pajisur me aparatura të fjalës së fundit që nuk kanë ekzistuar më herët. Çmimet e barnave janë më të ulëta sesa më 2013, sepse hoqëm TVSH mbi barnat. Në mandatin e katërt mbyllim transformimin epokal të shëndetësisë.”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta