Ishte raportuar i humbur, gjendet i vdekur 50-vjeçari në Sarandë! Dyshohet se…
10/03/2025 16:29
Një 50-vjeçar, i identifikuar si Naim Likometi, i raportuar i humbur që prej datës 8 mars është gjetur sot i pajetë në Ksamil.
Trupi i pajetë është gjetur i pajetë rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës” dhe paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel