Bisedimet në Arabinë Saudite/ Starmer optimist: SHBA do të rifillojë dhënien e ndihmës për Ukrainën

10/03/2025 19:40

Kryeministri britanik Keir Starmer i shprehu presidentit amerikan Donald Trump shpresën se bisedimet e ardhshme në Arabinë Saudite do të kenë një rezultat pozitiv, duke lejuar Shtetet e Bashkuara të rifillojnë ofrimin e ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën.

Sipas tij, para bisedimeve në Jeddah, zyrtarët britanikë zhvilluan konsultime me homologët e tyre ukrainas gjatë fundjavës, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e një marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme.

“Kryeministri shpresonte se do të kishte një rezultat pozitiv në bisedimet, gjë që do të lejonte rifillimin e ndihmës dhe inteligjencës amerikane”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Starmer, duke shtuar se të dy udhëheqësit rishikuan gjithashtu marrëveshjen ekonomike që kishin diskutuar gjatë vizitës së kryeministrit britanik në Uashington.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta