Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ka thënë se kjo është ndërhyrje në sovraniten dhe demokracinë e vendit.

Në konferencën për medie bashkë me ministrin në largim për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, Kurti ka thënë se vetë Rashiqi “është kërcënuar vazhdimisht nga Milan Radoiçiç dhe dhe njerëzit e tij me anë të mesazheve”.

“Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është ndërhyrje në sovranitetin dhe demokracisë sonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se Serbia është angazhuar sidomos për ta dëmtuar subjektin politik të udhëhequr nga Nenad Rashiç, si dhe nga Aleksandar Arsenijeviç.

Ai ka thënë se joshja financiare është bërë me anë të ndarjes së 20 mijë dinarëve për të gjithë të papunët.

Sipas Kurtit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e ka autorizuar kryeterroristin Milan Radoiçiç, për ta zbaruar planin për ndërhyrje në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë e ka autorizuar kryeterroristin Radoiçiç për ta zbatuar planin për ndërhyrje në Kosovë. Janë kërcënuar përmes Ivan Zaporozhac që do të kenë pasoja nëse nuk e votojnë Listën Serbe”, ka thënë ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta