
06/03 23:12
I dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff tha se ai po përpiqet të organizojë një takim me delegacionin Ukrainas në Arabinë Saudite për të diskutuar rreth një marrëveshje paqeje.
“Tani jemi në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Riad ose ndoshta në Jeddah, por është vendosur që do jetë në Arabinë Saudite”, u tha Witkoff gazetarëve në Uashington DC.
“Mendoj se ideja është që të formulojmë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar”, shtoi Witkoff.
Fjalët e Witkoff vijnë pasi Volodymyr Zelensky i tha Këshillit Evropian se Ukraina shpreson të ketë një “takim kuptimplotë” me SHBA javën e ardhshme.
Top Channel