EMRI/ I shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në SHBA ish-oficeri i policisë Gjyqësore! Ekstradohet në Shqipëri

06/03/2025 16:07

Është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri ish-oficer i policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, Fatbardh Lala, i cili ishte shpallur në kërkim nga GJKKO.

Ai është arrestuar në SHBA, ndërsa akuzohet nga drejtësia shqiptare për korrupsion dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar F. L., 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Shtetasi F. L. u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/deportimi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta