
Gati 10 ton kokainë u kapën këtë fundjavë në portin e Dunkirk në veri në Francës, duke shënuar një sasi rekord të kapur ndonjëherë në vend.
Agjencia Franceze e Lajmeve, ka raportuar se droga ishte e fshehur në një kontejner dhe se sekuestrimi është bërë nga autoritetet doganore.
Sipas mediave franceze, në shitje me shumicë, droga kap vlerën e 320 milionë eurove., ndërsa ende nuk ka persoan të arrestuar për trafikimin e lëndës narkotike.
Një total prej 53.5 ton kokainë u kapën nga autoritetet franceze në vitin 2024, një rritje prej 130% krahasuar me vitin 2023 (23 ton).
Edhe pse kjo kapje e madhe u bë në Dunkirk, është porti i Le Havre ai me lidhjet e tij detare me vendet e Amerikës së Jugut, ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë, i cili përbën një nga portat kryesore të kokainës në Evropë, sipas Observatorit Francez për Drogën dhe Trendet e Varësisë (OFDT). /TAR
Top Channel