Meksika gati t’i hakmerret SHBA-së me tarifa, presidentja: Deklarata e Shtëpisë së Bardhë për qeverinë tonë, fyese dhe shpifëse

04/03/2025 16:51

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se do të shpallte tarifa hakmarrëse për importet amerikane në Meksikë, si dhe masat të tjera.

Sheinbaum tha se mund të ketë një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump këtë javë.

“Vendimi i njëanshëm i marrë nga Shtetet e Bashkuara prek kompanitë kombëtare dhe të huaja që operojnë në vendin tonë, si dhe njerëzit tanë”, tha ajo në një konferencë për shtyp në Mexico City.

Presidentja meksikan kritikoi gjithashtu deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbi tarifat si “fyese dhe shpifëse”.

“Natën e kaluar, Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë fyese dhe shpifëse pa baza për qeverinë meksikane, të cilën ne e mohojmë dhe e dënojmë kategorikisht”, tha Sheinbaum.

Kujtojmë se Trump tha të hënën se tarifat 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hynë në fuqi siç ishte planifikuar të martën, duke thënë se dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk kishin më vend për të negociuar për shmangien e tyre.

Trump tha se ai po përdorte tarifat për të “ndëshkuar” vendet që, siç tha ai, po merrnin nga ekonomia amerikane pa dhënë mjaftueshëm në këmbim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta