
Forca të shumta policie ndodhen sot në fshatin Tragjas.
Në orët e para të ditës së sotme në fshatin Tragjas kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat me mjete të rënda tip fadrom kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.
Kjo ka bërë që banorët të mblidhen dhe të protestojnë duke kundërshtuar me forcë policinë.
Banorët nuk kanë lejuar fadromin që të ndërhyjë për prishjen e disa godinave ku buron uji i Izvorit, ndërkohë që janë përplasur fizikisht.
Kujtojmë se para pak ditësh banorët e fshatit Tragjas kanë kundërshtuar duke protestuar që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin dhe të furnizojnë zonat e bregdetit te Dhërmiut etj. Përplasja e banorëve me policinë vijon!
Top Channel