SHBA bisedime sekrete me Rusinë për të rikthyer gazsjellësin që nga Moska në Gjermani, cilët janë dy negociatorët

03/03/2025 13:57

Një mik i vjetër i Presidentit Putin dhe figura me lidhje të ngushta me administratën e Trump kanë zhvilluar bisedime sekrete për të ringjallur gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani me financim amerikan, sipas raportimeve.

Tubacionet nënujore ishin simboli më i madh i varësisë energjetike të Evropës nga Moska, derisa tre nga katër linjat e tyre u shkatërruan nga shpërthime në shtator 2022. Prokurorët gjermanë besojnë se sabotimi është kryer nga një grup ukrainas.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump bëri përpjekje të mëdha për të mbyllur projektin Nord Stream 2 dhe loboi që

Gjermania të blinte gaz të lëngshëm amerikan në vend të tij, sipas The Times.

Megjithatë, në një shenjë të afrimit të papritur mes Rusisë dhe SHBA-së që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai thuhet se e ka ndryshuar plotësisht qëndrimin e tij.

Marrëveshja e mundshme do të përfshinte investitorë amerikanë që do të shpëtonin Nord Stream 2 nga falimentimi dhe do të blinin një pjesë të kompanisë.

Kjo do t’u mundësonte atyre të përfitonin nëse rrjedha e gazit rus drejt Gjermanisë dhe vendeve fqinje të Evropës Qendrore riniste, në rast se sanksionet perëndimore do të hiqeshin pas një marrëveshjeje armëpushimi në Ukrainë. Do t’i jepte gjithashtu SHBA-së ndikim të madh mbi furnizimin energjetik të Gjermanisë.

Sipas Financial Times, negociatat në Zvicër janë ndërmjetësuar nga Matthias Warnig, një ish-oficer i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore komuniste, i cili e njeh Putinin që nga koha kur ata shërbenin si spiunë në fund të Luftës së Ftohtë. Ëarnig më parë mbikëqyri projektin Nord Stream 2 deri sa u detyrua të shpallte falimentin në vitin 2023.

Gazeta gjermane Bild raportoi se pala amerikane në këto bisedime drejtohej nga Richard Grenell, ish-ambasadori luftarak i Trump në Berlin, i cili tani është i dërguari i tij për “misione speciale”. Ajo përmendi gjithashtu Stephen Lynch, një sipërmarrës i pasur amerikan me lidhje të forta me Trump, si një nga investitorët e mundshëm.

Si Grenell ashtu edhe Warnig mohuan çdo përfshirje në këto negociata. Lynch ende nuk ka komentuar.
Pengesat për rikthimin e Nord Stream 2 janë të konsiderueshme. Vetëm një nga dy linjat e tij është e paprekur dhe fatura për riparimin e tjetrës është vlerësuar të jetë mbi 100 milionë dollarë.

Kompania ka gjithashtu vetëm dy muaj për të riorganizuar një paketë për të shlyer disa miliarda dollarë borxh ndaj kreditorëve të saj. Për më tepër, qeveria gjermane nuk ka shprehur ndonjë interes për të rifilluar procesin e certifikimit të tubacioneve, i cili u pezullua disa ditë para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta