
Miliarderi amerikan, Elon Musk ndoqi linjën e zyrtarëve të administratës Trump që sulmuan Volodymyr Zelenskyn për qëndrimin e tij gjatë takimit kokë më kokë me presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan të premten, në një postim në X.
Duke ripostuar atë që ai kishte thënë dy vite më parë, miliarderi amerikan akuzoi Zelenskyn për një qëndrim “të pashpirt” dhe “çnjerëzor”.
“Dy vjet më parë thashë se Ukraina ose duhet të kërkojë paqe ose të pësojë humbje të konsiderueshme jetësh pa asnjë përfitim. Kjo e fundit ishte zgjedhja e Zelenskyt”, shkroi Musk.
“Tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është e pashpirt dhe çnjerëzore”, përfundoi Musk në postimin e tij në X.
Miliarderi është një ndër aleatët më të afërt të Trump dhe një ndër zërat më të fortë në administratën e tij, pasi presidenti i ka besuar Departamentin e Efikasitetit që kontrollon dhe gjen parregullsi në të gjitha agjencitë e tjera federale.
What I said over 2 years ago was that Ukraine should seek peace or suffer severe loss of life for no gains.
The latter was Zelensky’s choice.
Now, he wants to do that again.
This is cruel and inhumane. https://t.co/44DZhnH98s
— Elon Musk (@elonmusk) March 2, 2025
Top Channel