Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fondin vjetor nga buxheti i shtetit për partitë politike.

Nga 345 milion e 600 mijë lekë në total, pjesa më e madhe e ‘tortës’ shkon për Partinë Socialiste me 151.494.783 lekë.

Pas PS-së, vlerën më të madhe të fondit, e merr partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike, konkretisht 106.661.181 lekë.

Pjesa tjetër ndahet mes Partisë së Lirisë, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Dinjitet, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Republikane, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Partisë Social Demokrate dhe Nismës Thurje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA