
Protesta masive kanë “shpërthyer” në të gjithë Greqinë, me qytetarët që janë ngritur në shenjë revolte, dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave.
57 persona, pothuajse të gjithë studentë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një lokomotivë mallrash në luginën e Tempes më 28 shkurt 2023, duke e shënuar atë si aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.
Gjtaë protestave masive në vend, nuk kanë munguar as trazirat, ku në Athinë një prej protestuesve u dëmtua dhe u dërgua me urgjencë në spital.
“Sot në çdo cep të atdheut tonë populli grek qëndron pranë familjeve që luftojnë për shfajësimin e kujtimit të popullit të tyre që humbi kaq padrejtësisht.
Të bashkuar, pa banderola dhe ngërçe partiake. Duke kërkuar drejtësi dhe të vërtetë.
Duke kërkuar që përgjegjësit të sillen para gjykatësit të tyre natyral, por edhe e dukshme: një shtet që respekton qytetarin dhe do të jetë në shërbim të tij dhe jo një shtet që është plaçka e pushtetit në fjalë. Një shtet ku fati i këtij vendi nuk do të përcaktohet nga ligji i të fortëve por nga forca e ligjit.
Nga ana tjetër ata që investuan që në orët e para të aksidentit në errësirën e mbulimit dhe dezinformimit, po harrojnë diçka. Përballë errësirës që ata kishin imponuar, drita e së vërtetës dhe e drejtësisë del gjithmonë fitimtare”, shkruhej në postimin e partisë opozitare, PASOK .
Top Channel