Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka postuar në X pas daljes së tij dramatike nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale më parë.

Vance akuzoi Zelenskyn se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”, ka shkruar Zelenskyy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA