Doganierët grekë në protestë, bllokohet nesër pika kufitare e Kakavijës

27/02/2025 16:45

Nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së  doganierëve grekë. 

Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, për një bllokim që do të ndodhë nesër.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta