
Pavarësisht se vitin e kaluar, të ardhurat shënuan një nivel rekord duke kapërcyer dy miliardë eurot, deficiti shtetëror në Gjermani ka shënuar një rritje drastike në pothuajse 119 miliardë euro.
Qeveria gjermane regjistroi vitin e kaluar një nivel çuditërisht të lartë të borxhit shtetëror.
Sipas llogaritjeve paraprake të Entit Federal të Statistikave deficiti i shtetëror ishte 15 miliardë euro më shumë se në vitin 2023. Kjo do të thotë se në Gjermani deficiti i shtetit ishte më i lartë nga sa pritej.
Deficiti shtetëror tregon se sa i tejkalojnë shpenzimet e qeverisë federale, të tokave federale, të bashkive dhe të sigurimeve shoqërore të ardhurat, e mbledhura nga taksat apo tarifat e tjera.
Shteti gjerman ka shpenzuar pra shumë më tepër sesa të ardhurat që ka mbledhur – edhe pse të ardhurat në nivel federate, sipas statisticienëve për herë të parë kaluan “nivelin e dy mijë miliardë eurove”.
Në krahasim me vitin 2023 të ardhurat u rritën me 4.8 për qind. Vetëm të ardhurat prej tatimeve u rritën me 3.5 për qind.
Tatimi mbi vlerën e shtuar u rrit me 2.4 për qind, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat u rritën me 3.6 për qind. Por rezulton se shpenzimet e qeverisë u rritën me 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Përfitimet sociale monetare u rritën me 7.0 për qind.
Deficiti rezultoi kryesisht nga shpenzimet më të larta për pensionet. Shpenzime të mëdha janë bërë edhe për ndihmat sociale dhe ndihmat për kujdesin shëndetësor.
Top Channel