
Xhuliano Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020-ës në Elbasan u përball sot në seancën gjyqësore me Nuredin Dumanin, po ashtu i përfshirë në këto vrasje.
Kujt i kam shërbyer unë, e ka pyetur Hoxha Dumanin, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Lidhur me akuzën se ka marrë para nga Erion Alibeaj, Hoxha i është drejtuar Dumanit: Ku më ke parë.
Avokati: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?
Dumani: Po.
Avokati: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkëshorten e Xhulianit?
Dumani: Me Sky.
I pandehuri Xhulian Hoxha: Më herët, Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Çapja. Kujt i kam shërbyer unë?
Dumani: Emër nuk di.
Avokati: Po ku e di ti?
Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.
Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?
Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.
Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?
Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.
Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtëpia?
Dumani: Te dera e shtëpisë tënde kishte kamera.
Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?
Dumani: Unë vetë jo, por diskutoja me Alibeajn.
Top Channel