Shtypi gazin në vend të frenës, shoferja 56-vjeçare përfundon në trotuar dhe përplas dy këmbësorë

24/02/2025 11:02

Një drejtuese automjeti në tentativë për të parkuar makinën ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur përpara poliklinikës së qytetit. Shoferja shtetasja M.B rreth 56 vjeçe nga Elbasani ka gabuar duke i dhënë gaz mjetit në vend që të që të frenojë.

Si pasojë makina ka hipur në trotuar duke marrë përpara një tezgë të shitësit ambulant dhe njerkun e saj që ishte duke pritur në trotuar.

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime të lehta bashkëshorti  i cili është dërguar në spitali për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ky është rasti i dytë që në këtë vend ndodhin incidente të tilla. Pak kohë më parë një drejtues mjeti sapo ka ndezur mjetin ka hipur në shkallët e poliklinikës, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA