Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Në një prej rrugëve më të rëndësishme të turizmit shqiptar, që shërben si urë lidhëse për Alpet e Veriut e deri në Kosovë, më në fund ka nisur rikonstruksioni.
Investimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare përfshin rikonstruksionin e plotë të gjithë rrugës, rreth 40 km. Për banorët e zonës dhe operatorët turistikë, më në fund për këtë zonë ka frymëmarrje.
Pas vitesh kërkesa, edhe për drejtuesit e bashkisë, ky është investimi më i rëndësishëm për Vaun e Dejës.
E ndërtuar në vitet ’80 për t’i shërbyer hidrocentralit, kjo rrugë, tërësisht e degraduar, ishte kthyer në një pengesë për fshatrat e kësaj zone dhe për zhvillimin e turizmit.
Por me rindërtimin e saj, banorët e zonës dhe operatorët shpresojnë në një ringjallje, jo vetëm të turizmit, por edhe të jetës në këto zona.
Top Channel