
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në rrjete sociale.
Veliaj në statusin e radhës në rrjete sociale, ka zbuluar sot një pjesë nga debati i zhvillua në seancën e gjyqit një javë më parë, ku Prokurori Olsi Dado e ka fyer rëndë me fjalën “ndyrësirë” në sy të gjyqtarit Erjon Bani.
“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.
Më poshtë debati i zbardhur:
OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
ERJON BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?
ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.
ERJON BANI: Prokuror!
Top Channel