
Gjykata kushtetuese është e vetmja që nuk ka stok çështjesh të prapambetura.
Kryetarja e gjykatës kushtetuese Holta Zaçaj gjatë një konferencë për mediat tregoi punën një-vjeçare të gjykatës kushtetuese që e përshkroi nga një gjykatë e qytetarëve deri tek gjykata që kontrollon kuvendin.
Holta Zaçaj përmendi edhe njëherë betejën me parlamentin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka , për të cilën ku votua që mos ta dërguar në këtë gjykatë
“Po përgjatë vitit 2024 Gjykata ritheksoi edhe detyrimin kushtetues për zbatimin, nga të gjitha organet shtetërore, të vendimeve të saj. Mbi këtë parim kushtetues ajo zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes pakicës parlamentare dhe Kuvendit, të lindur për shkak të moszbatimit nga ky i fundit të vendimit të Gjykatës për dërgimin e çështjes së deklarimit të papajtueshmërisë së mandatit të një deputeteje. Gjykata i dha kuptim edhe parimit të mandatit të lirë të deputetit kur thirret në votim, duke theksuar se ai nuk kuptohet si një liri absolute, e pakufizuar dhe se nuk mund të shtrihet në çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve të kësaj Gjykate”, tha ajo.
Për këtë arsye, Zaçaj kujtoi se mos zbatimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese apo pengimi i këtyre vendimeve është i dënueshëm
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i dha përgjigje edhe pyetjes nëse janë përgjuar apo jo, një version jo zyrtar që po i jepet zë së fundmi pikërisht për kohën kur gjyqtarët kushtetues po zbardhin vendimin për Sky ECC duke i dhënë të drejtë SPAK për ligjshmërinë e të dhënave nga ky aplikacion
“Në lidhje me pyetjen tuaj Gjykata nuk ka asnjë informacion në lidhje mesa është shkruar për një përgjim të mundshëm apo të pretenduar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi u informua në lidhje me këto lajme, trupa vendosi që t`i drejtohej zotit Altin Dumani me kërkesë për informacion, për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari, për sa kohë që veprimet e pretenduara i referohen një vendimmarrjeje konkrete të Gjykatës ku vetë SPAK është palë. Shkresa është dërguar zyrtarisht ditën e mërkurë, datë 19 shkurt. Ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion.
Ndërkohë që si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese informova zotin Dumani se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndikimi të papërshtatshme nga avokatë, funksionarë politikë, publikë ose subjekte të tjera, bazuar në nenin 10, pika 3, të ligjit organik”.
Kryetarja Zaçaj tha se për 2024 janë shqyrtuar 520 kërkesa prej të cilave 275 ishin vendime të kolegjeve për moskalim.
Top Channel