
Një nga yjet e futbollit më të mëdhenj evropian dhe botëror, Andriy Shevchenko ishte i ftuari special i kësaj fundjave në Shtëpinë tonë të Futbollit”, një vizitë e tij zyrtare nisur edhe nga statusi që ka si president i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
I pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, drejtori Aldi Topçiu, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Envi Hicka, ish-ylli i Milanit dhe i përfaqësueses së Ukrainës pati mundësinë të njihte më nga afër historinë dhe arritjet e futbollit shqiptar ndër vite.
Në këtë vizitë të tij numri 1 i futbollit ukrainas vizitoi qendrën më të madhe futbollistike në vend të ashtuquajtur edhe shtëpia e kombëtares, muzeun dhe ambientet e administratës së FSHF-së. Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të futbollit, ndanë eksperienca dhe diskutuan për projekte të ndryshme dhe investime infrastrukturore.
“Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe duke qenë se është disata herë që vij. Jam edhe dëshmitar i punës së mirë që është bërë këtu dhe ndryshimit të madh që ka ndodhur duke u treguar rritjen e Shqipërisë gjithmonë e më tepër në nivele të larta. I gjithë vendi po rritet, por besoj se zhvillimi më i madh vjen edhe nga futbolli që sot e keni të një tjetër niveli. Kjo qendër sportive është shumë e bukur, me zyra, fusha stërvitjeje me strukturat e përshtatura për të pritur skuadrat e nivelit të lartë. Përpos të tjerave këtë herë në muzeun tuaj të futbollit mësove shumë gjëra që nuk dija për ju”, shprehet Andriy Shevchenko, presidenti i federatës së futbollit të Ukrainës.
Vizita e Shevchenkos lidhet edhe me debutimin e dy skuadrave të vajzave, kuqezi dhe atyre të Ukrainës në Ligën e Kombeve, ndeshje të cilën e fitoi skuadra mike me shifrat 2-1.
Top Channel