
Lara Colturi ka dhënë një tjetër kohë të mirë në Kupën e Botës në Sestriere të Italisë.
Për herë të dytë radhazi ajo ka marrë pjesë në slallomin gjigant, ndërsa është renditur në vendin e gjashtë, një pozicion më lart se sa dita e premte, ku ishte renditur në të njëjtën disiplinë, pra në slallomin gjigant, por regjistroi kohën e 7-të më të shpejtë.
Gara e së shtunës është dominuar përsëri nga italiani Brinjone, e cila ka zënë vendin e parë. Ndërkohë skiatorja shqiptare do të marrë pjesë në një tjetër garë që do të zhvillohet po në Sestriere ditën e diel, në slallomin special, ndërsa pritet që përsëri të jetë në dhjetëshen e parë.
Në javën e ardhshme Kupa e Botës në ski do të zhvendoset në Are të Suedisë, ku tashmë në çdo ndalesë të Kupës së Botës pritet më e mira prej Larës që po zhvillon një sezon mjaft të mire këtë dimër.
Skiatorja kuqezi është kandidate potenciale për medalje edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” kur pritet që garojë për kuqezinjtë në janarin e ardhshëm.
Top Channel