Asteroidi drejt tokës! Inteligjenca artificiale: Ka 6 përqind mundësi që të godasë tokën në 2032

22/02/2025 13:01

Parashikimet që një asteroid “shkatërrues i qyteteve” po vjen drejt Tokës kanë vënë në alarm agjencitë hapësinore në mbarë botën.

NASA vlerësoi fillimisht se kishte 3.1% mundësi që asteroidi 2024 YR4 të godiste planetin tonë më 22 dhjetor 2032. Tani, rreziku i mundshëm i ndikimit të asteroidit ka arritur një nivel të lartë historik, me parashikimet më të fundit të fuqizuara nga AI, të cilat tregojnë një dyfishim të këtij kërcënimi. Llogaritjet e reja nga BetIdeas.com e vendosin tani probabilitetin në mbi 6%. “Ka pasur një ndryshim të mprehtë të shanseve që asteroidi YR4 të përplaset me Tokën pas 7 vjetësh”, tha Lee Astley, një zëdhënës i faqes së njohur.

Me një diametër deri në 90 metra, afërsisht sa Statuja e Lirisë, përplasja e asteroidit mund të shkaktojë dëme katastrofike në çdo rajon të populluar përgjatë rrugës së tij. Ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi mund të jetë i barabartë me tetë megaton TNT – apo mbi 500 herë sa fuqia e bombës atomike të hedhur në Hiroshima. NASA ka identifikuar rajone ku mund të godasë asteroidi 2024 YR4, duke u shtrirë nga Amerika e Jugut veriore në Azi, duke përfshirë zona me popullsi të dendur si Chennai, Indi dhe ishullin Hainan, Kinë.

Agjensia e famshme njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë shkëmbin hapësinor, me mundësinë e rishikimit të rrezikut të tij për të goditur Tokën, pasi të ketë më shumë informacione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA