“Survejimi i partive politike, lajthitje”/ Kreu i SPAK për deklaratën e Ramës: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë…

21/02/2025 13:26

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”.

Ky ishte mesazhi kreut të SPAK Altin Dumani,  për të gjitha forcat politike në garën elektorale të 11 Majit, nëse veprimet e tyre në fushatën elektorale dhe ditën e zgjedhjeve,  do të jenë të drejta e larg korrupsionit zgjedhor.

Kreu i SPAK shprehu vendosmërinë e tij dhe të prokurorëve të prokurorisë së posaçme për ta çuar përpara e zbatuar në terren, strategjinë e “Parandalimin e Krimit Zgjedhor”  për parlamentaret e 11 Majit, pavarësisht kritikave të artikuluara nga kryeministri Edi Rama.

“Askush nuk duhet të ketë frikë në përmbushje të detyrave të tij. Ne jemi institucion i ndjekjes penale. Është detyrim kushtetues e ligjor sa herë para nesh paraqitet një rast për tu trajtuar si një fakt penal. Ne jemi të detyruar të ushtrojmë ndjekje penale. Është detyrim kushtetues e ligjor. Patjetër askush nuk duhet të kenë frikë dhe të vazhdojnë në normalitetin e tyre të përditshëm sa kohë për sa kohë s’janë në shkelje të ligjit”, tha ai.

Numri 1 i SPAK i tregoi se përse ishte e nevojshme kjo strategji.

“Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e të drejtës, luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien të cilat janë pjesë e grup-kapitullit të parë për negociatat për në Bashkimin Europian. Organizatat vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme lidhur me veprat penale që kryhen në kuadrin e zgjedhjeve në Shqipëri. Gjithashtu konkluzionet e organizmave ndërkombëtare për zgjedhjet e zhvilluara në periudhën 2021-2023 evidentojnë problematika kryesore si blerja e votave, keqpërdorimi i burimeve publike dhe presion ndaj votuesve. Veçanërisht drejt administratës shtetërore”, shtoi kreu i SPAK.

Kryeministri Edi Rama të Enjten për strategjinë e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar krimet e mundshme zgjedhore tha se “ai uronte  që kjo të mos ishte një lajthitje e momentit. Kërkoi që  menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor i aktiviteteve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA