Një kaubojs si Sali Berisha, kryedemokrati me paraqitje të re në takimin me biznesmenët shqiptaro-amerikanë

21/02/2025 16:23

Kryedemokrati Sali Berisha u shfaq me një kapele kaubojsi në një takim që zhvilloi në zyrë me disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë.

Miq, dje prita në një takim të ngrohtë dhe miqësor, Ramiz Tafilaj, biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, intelektualin, filantropistin dhe botuesin e shquar, si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, laureatin e Çmimit Presidencial të Arritjes së Jetës, dhënë nga Presidenti Trump.

Zek Nokshiqin, biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan, zëvendëspresidentin e komunitetit shqiptar-amerikan të Teksasit, filantropist dhe veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare. Ludovik Tetaj, biznesmenin e suksesshëm dhe veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare në Teksas. Florent Zeqaj, gazetarin dhe publicistin e njohur. Ramiz Lushaj, drejtorin e gazetës Alpet“, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, teksa ka shpërndarë foto nga takimi.

Biznesmenët i falenderon për angazhimin e tyre në promovimin e historisë, kulturës dhe artit të kombit shqiptar.

Në veçanti, diskutuam për organizimin e përkujtimit të përvjetorit të Betejës së Nokshiqit, një betejë e cila, së bashku me betejat e tjera të Plavës dhe Gucisë, Hotit dhe Grudës, u bë djepi i lindjes së ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe që për çerek shekulli pengoi dorëzimin e këtyre trojeve shqiptare Malit të Zi nga Perandoria Osmane. Në këtë takim, bashkatdhetarët më dhuruan botimin e Prof. Salih Krasniqit, ‘Krimet serbe në Kosovë 1997-1999′”, tregon kryedemokrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA