Mbretëria e Bashkuar po dridhet/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum: E ardhmja jonë është në BE 14/09 23:02
Një gjykatës federal ka lejuar administratën Trump të fillojë “çmontimin” e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Gjykatësi Carl Nichols, i emëruar nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, hodhi poshtë një kërkesë nga sindikatat që përfaqësonin punonjësit e USAID-it për të bllokuar pa afat planet e administratës Trump për mbylljen e agjencisë, ndërkohë që çështja është akoma aktive në gjykatë.
Kujtojmë se planet e Trump për të pezulluar më shumë se 10 mijë punonjës të USAID u bllokuan nga po i njëjti gjykatës federal. Kjo shënon një tjetër fitore të Trump ndaj trupave gjyqësore që kanë penguar disa nga urdhrat ekzekutiv të presidentit.
Top Channel