Akuza dhe ‘mea culpa’/ Replikat e Berishës me NYT! Gazetari hodhi poshtë pretendimin se është paguar nga Rama, tërhiqet kryedemokrati: U keqkuptova

21/02/2025 19:49

Strategu i fushatës elektorale të Donald Trumpit, Chris LaCivita, pohoi pak ditë më parë në një intervistë për prestigjiozen “New York Times” se do të jetë në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku do të asistojë Partinë Demokratike dhe liderin e saj.

Megjithatë, theksoi se nuk ka për qëllim të kërkojë mbështetje direkte nga administrata e Trump për politikanët shqiptare dhe nënkuptoi se nuk do të lobojë për heqjen e non gratës ndaj tij nga DASH.

Unë nuk loboj. Unë bëj fushatë, dhe këtë jam duke bërë aktualisht, është shumë e thjeshtë”, tha Chris LaCivita për prestigjiozen amerikane.

Pas publikimit të kësaj interviste, kryedemokrati Sali Berisha reagoi me akuza ndaj gazetarit të NYT, Kenneth P. Vogel. Ai pretendoi se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për këtë artikull.

Kjo akuzë e Berishës i shkoi në vesh vetë Vegelit, i cilu u kundërpërgjigj me një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, duke hedhur poshtë pretendimin.

Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, akuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama se më paguan mua ose gazetën NYT 150 mijë euro për të shkruar një artikull për punësimin në fushatë të Berishës ChrisLaCivita. Akuza e Berishës është e rreme”, u shpreh gazetari.

Kjo deklaratë e Kenneth P. Vogel bëri që Berisha të reflektojë dhe të bëjë një hap pas. Ai pranoi se ishte keqkuptuar, pasi i kishte besuar atyre që i kishin thënë se ‘artikulli ishte i sponsorizuar.

“Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit. Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës. Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë. Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij”, u shpreh Berisha.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministrin Sali Berisha replikën me gazetën “New York Times”.

Kur gazetari Nicholas Kulish në artikullin e tij për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, shkruante se ‘ajo ç’ka ndodhi në Gërdec ngriti pikëpyetje jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ekzistencës së korrupsionit në vend, një fakt i dokumentuar, por kurrë i ilustruar në mënyrë kaq të tmerrshme’, Berisha, në atë kohë në krye të qeverisë, shpërtheu në akuza ndaj gazetare, duke i vënë madje epitetin ‘letër higjienike’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA