
“Shkallmoi nga ardhja e LaCivita”/ Berisha në Parma: Kur ra Damasku, ra Assadi! Tani që ra Tirana, do të rrëzohet Rama
22/02 16:56
Vijon regjistrimi i partive për zgjedhjet e 11 majit.
Sot kanë depozituar kërkesën për regjistrim në KQZ, “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit, Partia Unitetet Kombëtar, Partia Balli Kombëtar dhe Partia Bashkimi Demokrat, raporton gazetarja Elda Menga.
Po ashtu kërkesën për regjistrim e kanë depozituar edhe Partia Demokratike, Partia Konservatore, Partia Mundësia, Partia Kristian Demokratike dhe Partia e Legalitetit, PDK, Partia Konservatore.
Ndërkohë “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, kanë depozituar më herët kërkesën për t’i regjistruar për zgjedhjet e majit.
Kujtojmë se më 25 shkurt mbaron afati për regjistrim në KQZ.
Top Channel