
Presidenti Donald Trump do të takohet me disa liderë botërorë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.
Të hënën e javës së ardhshme, Trump do të presë presidentin francez Emmanuel Macron dhe të enjten, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha gjithashtu se Trump do të mbajë takimin e tij të parë zyrtar të kabinetit javën e ardhshme.
“Ne jemi krenarë të njoftojmë se presidenti do të presë takimin e tij të parë zyrtar të kabinetit këtu në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën e javës së ardhshme, më 26 shkurt”, tha Leavitt.
Trump deri tani është takuar me liderët e Izraelit, Japonisë, Jordanisë dhe Indisë në muajin e tij të parë në detyrë.
Vizitat e liderëve evropian vijnë teksa ata përpiqen t’i bashkohen përpjekjes së Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Përpjekje e cila filloi me bisedime me Rusinë këtë javë pa përfshirjen e evropianëve dhe ukrainasve.
Top Channel