
Në Gjykatë po zhvillohet me dyer të hapura seanca për “Plumbin e Artë, ku është radha e avokatëve që t’i drejtojnë pyetje dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Nurdein Dumani u pyet nga avokati i Gentian Sharrës për grabitjen e një argjendarie në Elbasan në vitin 2011, ku tregoi se ka bashkëpunuar me Talo Çelën dhe Ilirjan Fecin.
Avokati: Çfarë bëtë pasi vodhët
Dumani: U ngjitem lart, hoqëm çantat se mos kishin gjurmues dhe zbrazëm floririn mbi tavolinë
Avokati: Tjetër?
Dumani: Kemi shkuar me Benz 2500 dhe u kthyem me 2500
Avokati: Çfarë ngjyre kishte mjeti
Dumani: Blu i errët
Avokati: Po viktima
Dumani: Nuk e di makinën e tij se e grabitëm në këmbë
Avokati: Nu po shkonte
Dumani: Nuk e di
Avokati: Keni komunikuar ndonjëherë me Sharrën? Po me Fecin
Dumani: Vetëm me njërin prej tyre, si mbaj mend numrat
Avokati: Ripyes, sa mjete keni patur në dispozicion atë ditë
Dumani: Dy një 2500 dhe një Rover
Avokati: Çfarë shëndeti keni pasur atë ditë
Dumani: S’kisha nevojë të peshohesha se isha djalë i ri
Avokati: A mund ti paraqes një foto? A jeni ju këtu? Foto është pjesë e fashikullit
Dumani: S’më kujtohet
Avokati: Ky me çantë këtu? Çfarë veshje keni pasur atë ditë
Dumani: S’mbaj mend
Avokati: Kur u futët në shtëpinë e Talos ku e latë mjeti?
Dumani: Unë zbrita në oborr
Avokati: Paraqes foto tjetër nga fashikulli. Ku ndodhet shtëpia e Talos
Dumani: Ec me gisht poshtë
Avokati: A u ndeshët me viktimën? Kë ishit në mjet kur grabitët?
Dumani: Shofer Talo Çela, Ilirian Feci dhe unë
Ndërhyn Gentian Sharra: Keni deklaruar se nga 2002 – 2006 thotë që ka punuar në ndërtim
Dumani: E vërtetë
Gentian Sharra: 2007 2009 keni thënë që keni punuar me fruta perime
Dumani: Po e vërtetë
Sharra: Keni thënë që në 2009 keni patur këmbën e thyer është e vërtetë?
Dumani: Po por isha i ri dhe kocka rikuperohet shpejt
Sharra: A ke bërë grabitje të tjera?
Dumani: Unë skam ditur të grabis më ka mësuar Talo dhe Gentian Sharra
Sharra: Sa larg e patët viktimën në momentin kur e qëlluat
Dumani: Sa hap krahun
Sharra: Keni deklaruar se kam njoftuar sa ka dalë viktima nga shtëpia. Pse duhet të njoftoja kur e kishe ti para syve?
Dumani: Ti e di mirë që në çdo ngjarje duhet informator
Sharra: Ku i kishte çantat?
Dumani: I kishte dhe një e mora unë dhe një shoku yt Ilirian Feci
Sharra: Servisi im ishte i rrethuar, pse një e çuam makinën tek servisi im por ndaluam tek Talo
Dumani: Si do ecnim ne me çanta 300 metra?
Top Channel