“Sot po thërret antimiting”/ Berisha për mbledhjen e punonjësve të bashkisë: Të gjithë do regjistroheni, ju garantoj që…

20/02/2025 13:16

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lajmin se kryeministri Rama, do të mbledhë punonjësit e bashkisë sot në orën 16:30 në Sheshin Skënderbej

“Sot thërret antimiting. Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.
U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë.

I gjithë Blloku. Blloku ishte bosh. Dhe ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës, që emër për emër do regjistrohen, i garantoj se pjesëmarrja në atë krim. Krim elektoral, krim shtetëror. Sepse ai po u thërret ju të dashur punonjës, vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës. Nuk po u thërret për asnjë interes tjetër.

Dhe mendon se në këtë mënyrë do e kapërcejë. Por tani ai është damkosur. U nis në Mynih, më dha një paralajmërim mua, do e shohësh më tha. Çfarë të shoh? Njerëzit nuk donin as të takonin, por as të fotografoheshin me të. Kjo është e vërteta. Tani, e thashë edhe njëherë, i pastroi mediat nga fotografitë me Sorosin dhe nxjerr mediat e tij që nuk i kam pasur. Ai i ka pasur të postuara një nga një të gjitha.
Po Aleksi ia ktheu. Populli po ma kërkon këtë me ty. Foli ai në emër të popullit”-u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA