Qyteti që lindi nga armët/ Qytetarët nostalgjikë në Gramsh: Prodhimi i armëve hap vende pune

19/02/2025 13:48

Qyteti i Gramshit festoi 65-vjetorin e krijimit të tij dhe jo pa qëllim një pjesë e aktiviteteve u mbajtën në ish-uzinën e armëve në Çekin.

Qyteti i Gramshit u krijua pikërisht për këtë uzinë. atëherë kur nevojat e Forcave të Armatosura për armë të këmbësorisë ishin të mëdha. Me nostalgji kujtojnë atë kohë punonjësit e parë të asaj uzine.

Unë kam 40 vite që punoj në uzinë, me profesionin elektriçist. Këtu prodhoheshin armë, sot nuk ka asgjë në këtë uzinë”, shprehet një punonjës.

Kjo uzinë ka qenë aq e rëndësishme, sa qyteti i Gramshit është ndërtuar në sajë të kësaj uzine”, thotë një tjetër.

Qyteti i vogël mes maleve e krah Devollit tashmë ka objektiva të tjera zhvillimi, ku fokusin kryesor e zë turizmi.

Një nga objektet e Uzinës së Çekinit u transformua në një muze dixhital, por ndërkohë banorët ende shpresojnë që kësaj uzine ti rikthehet funksioni për të garantuar si dikur qindra vende pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA