
Pavarësisht përhapjes së virozave dhe rastit të meningitit akut, që ka rritur ndjeshëm pasigurinë e prindërve për shëndetin e fëmijëve, shkollat në Durrës nuk janë dezinfektuar, ndryshe nga kopshtet dhe çerdhet.
Mungesat në institucionet arsimore parauniversitare janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në shkollat “Kushtrimi i Lirisë’ “Eftali Koçi”, që e bëjnë mësimin në të njëjtën godinë, ku mungesat ditët e fundit arrijnë deri në 80% në klasa, pas konfirmimit të rastit me meningit akut.
Megjithatë, mësimi vijon edhe në klasa me vetëm një nxënës, vendim që ka shkaktuar reagime nga prindërit dhe mësuesit.
Drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Arsimit në Durrës, Lindita Muhedini, sqaron se dezinfektimi është kryer vetëm në çerdhet dhe kopshtet me fjetje, për shkak të mungesave të shumta, ndërsa për shkollat nuk ka pasur një kërkesë zyrtare nga autoritetet arsimore.
Mungesa e një koordinimi mes institucioneve arsimore dhe autoriteteve shëndetësore mbetet shqetësim për prindërit, që kërkojnë masa për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve në moshën shkollore.
Top Channel