Kjo e martë solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e BBV, ku rolin kryesorë e luajtën opinionistët.

Secili prej opinionistëve zgjodhi banorin më të rrezikuar të secilit grup, sipas ndarjes së bazuar nga uljet në divanët e shtëpisë gjatë prime-ve.

Do të ketë një votim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunë.

Banorët sugjeruan si më poshtë:

Aldo: Unë

Danja: Loredana

Loredana: Aldo

Gerta: Aldo

Laert: Tiri

Tiri: Unë

Valbona: Tiri

Gjesti: Livia

Egli: Livia

Livia: Tiri

Rozana: Livia

Arbër Hajdari: Mua më pëlqejnë betejat, nominimi i bën ata më aktivë. Unë zgjedh Loredanën (nga divani i kuq).

Neda Balluku: Duke parë që aty ka lojtarë që nuk kanë dalë në fushë-betejë, me shumë keqardhje vë emrin e Livias (divani blu).

Tashmë Loredana dhe Livia janë në nominim kokë më kokë, teksa njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA