Përplasën për vdekje çobanin dhe dhjetëra bagëti të imëta, pranga dy shoferëve në Fier

18/02/2025 10:10

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shtetasit Festim Gllava u regjistrua mbrëmjen e së hënës në fshatin Suk të Fierit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Q.M., 24 vjeç dhe L.M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi përplasën 31 bagëti të imëta dhe dy çobanët.

I plagosur ka mbetur dhe çobani tjetër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA